Të festojmë së bashku 28 Nëntorin

Ftesë për Manifestimin e 28 Nëntorit – Dita e Flamurit Kombëtar

Shoqata Kulturore „ILIRIA“ ka kënaqësinë dhe nderin t’ju ftojë të merrni pjesë në manifestimin tradicional me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, që do të mbahet:

📅 Data: 29 Nëntor 2025
📍 Vendi: Heiligkreuzstrasse 20, 9008 St. Gallen
🕕 Ora: Detajet do publikohen së shpejti

Ky manifestim do të jetë një festë e madhe kulturore me valle, këngë, simbolikë kombëtare dhe shumë emocione. Fëmijët dhe të rriturit e Shoqatës „ILIRIA“ do të paraqesin një program artistik për të nderuar këtë ditë të shenjtë për gjithë shqiptarët.

Të gjithë dashamirët e kulturës, traditës dhe atdheut janë të mirëpritur!

🇦🇱 Gëzuar 28 Nëntorin – Gëzuar Ditën e Flamurit!
Me respekt, Shoqata Kulturore „ILIRIA“ – St. Gallen

SHARE :