Lajm i mrekullueshëm për komunitetin shqiptar në Zvicër! ✨🇨🇭
Të dashur fëmijë, prindër dhe miq të shoqatës ILIRIA,
me shumë gëzim dhe krenari ju njoftojmë se sot, më në fund, kryesia e Shoqatës Kulturore Shqiptare “ILIRIA” arriti një nga qëllimet më të rëndësishme të saj! 🎉
Në bashkëpunim me Komunën e Rorschach-it, kemi marrë lejen zyrtare për organizimin e “Festivalit të Kombeve” që do të mbahet në promenaden kryesore të qytetit të Rorschach-it. 🌍🎶🇦🇱
Ky është një hap i madh përpara për shoqatën tonë dhe një moment i veçantë për gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër. Përmes këtij festivali do të kemi mundësinë të tregojmë me krenari kulturën, traditat dhe vlerat tona shqiptare përpara të gjithëve. ❤️
Detajet e mëtejshme për organizimin dhe programin e festivalit do t’i publikojmë së shpejti – ndaj qëndroni me ne dhe përgatituni për një ngjarje të paharrueshme! 🎊
Gëzuar Shqiptarë!
Gëzuar Shoqata ILIRIA! 🇦🇱✨


